Aktualitet

“U përleshëm”, vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, autori: Më plagosi, e qëllova me thikën e tij

Sipas tij, 15-vjeçari e ka qëlluar i pari në sup dhe më pas ai e goditi po me të njëjtën thikë që përdori viktima për ta plagosur.

I.F
“U përleshëm”, vrasja e 15-vjeçarit në
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku 15-vjeçari Emiljano Gjoni u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Klodian Kolbuçaj. 15-vjeçari ka thënë në polici se njihej me viktimën dhe e ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes tyre. Sipas Kolbuçaj, 15-vjeçari e ka qëlluar i pari në sup dhe më pas ai e goditi po me të njëjtën thikë që përdori viktima për ta plagosur.

“U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.

Kujtojmë se në vendngjarje gjatë hetimeve, policia ka gjetur një thikë. Dy bashkëmoshatarët jetonin në një lagje dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë ka qenë i pranishëm edhe një fëmijë tjetër.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar u plagos për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. I riu, pas plagëve të marra, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB