Aktualitet

Vrau me thikë 15-vjeçarin pas një konflikti banal, arrestohet i mituri

Dyshohet se dy bashkëmoshatarët janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas ata janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

I.F
Vrau me thikë 15-vjeçarin pas një konflikti banal, arrestohet i
Foto ilustruese

SHKODËR- Shkodra u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë, ku 15-vjeçari Emiljano Gjoni u plagos për vdekje me thikë. Ndërsa, autoritetet kanë arrestuar 15-vjeçarin, Klodian Kolbuçaj, si autorin e kësaj ngjarje. Mësohet se edhe autori është plagosur lehtë me thikë në sup, por pa rrezik për jetën.

Dyshohet se dy bashkëmoshatarët janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas ata janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas policisë, hetimet e kësaj ngjarje po vijojnë në prani të psikologut dhe prindërve, pasi autori është minoren.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, ku rreth orës 19:30, një i mitur 15-vjeçar u plagos për vdekje me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Fermentimit. I riu, pas plagëve të marra, ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB