Aktualitet

SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi në Fushë-Krujë! 127 mln lekë dëm shtetit

Në pranga kanë rënë Indrit Allamani, Indrit Visha, Redion Sefa e Lovjano Topi.

I.F
SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi
Prokuroria e Durrësit

TIRANË- 4 biznesmenë me bazë në Fushë Krujë janë nën hetim pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 127,551,874 lekë. Njëri prej tyre ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kishin ngritur një skemë mashtrimi me TVSH-të. Në pranga kanë rënë Indrit Allamani, kurse në kërkim janë Indrit Visha, Redion Sefa e Lovjano Topi; ndërsa janë lënë në arrest shtëpie Albana Paja, detyrim paraqitje për Brikena Çela e Aldo Myftari. Katër firmat e ndërtimit akuzohen se i shkaktuan shtetit 127 milionë lekë dëm. Sipas prokurorisë Allamani, Visha, Sefa e Topi me firmat e tyre kryen 448.6 mln lekë shitje fiktive. Grupi hetimor ka verifikuar faturat e deklaruara, shitjet dhe historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe ka dalë në përfundimin se kompanitë i kanë shkaktuar 127 milionë euro dëm shtetit. Kur kanë kryer verifikimin e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit, kanë zbuluar se kompania “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG GT 43, PorscheCayenne, Land Rover apo BMë X5.

"Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit,"-ka qenë përfundimi i grupit hetimor, që më pas i ka dorëzuar gjetjet e tij, Prokurorisë së Durrësit. 

KOMPANITË:

3AM- Aldo Myftari

SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi

ONdërtime dhe rikonstruksione të objekteve civile, Industriale,tregtare, turistike, shëndetësore kulturore, sportive, vepra kullimi për vaditje, infrnstrukturë shërbime komunale e urbane, ndërtime rrugore e hekurudhore, projektime të objekteve të sipër tregtuara, blerje dhe shitje trojesh, ndërtesa dhe pasuri të paluajtshme, Prodhim transmetim shpërndarjen dhe shitjen e energjisë elektrike. Aktiviteti në fushën e ndërtimit, projektimin e objekteve, punime muratore, punime tarrace, paisje me materiale të ndryshme ndërtimi, paisje impiante hidraulike, impiante elektrike, punime shtresash dyshemesh, riparime dhe rikonstruksionin.Vlersimin e pasurive të paluajtshme, hartimi i raporteve të vlersimit të ndikimit në mjedis , për të kryer auditim mjedisor, për hartimin e ekspertizave për problem mjedisor. Veprimtari në fushën e mbrojtjes nga zjarri të ndërtesave të cdo lloji, hartimi i akteve të ekspertizës për zjarret e rëna. Shërbim Konsulence, shërbime në planifikim urban, transporti, topografike, gjeologjike, hidrogjeologjike, infranstrukturë ambientale, projektim objektesh civile, arsimore, sportive industriale, ushqimore, bujqësore, materiale ndërtimi, elektrike, elektronike, sanitare. Grumbulim transportim i ujrave të ndotura. Prodhim tregtim dhe import/eksport të laboratorëve të Industrisë së ndërtimit dhe të aksesorëve përkatës .Shoqëria mund të kryejë cdo veprimtari të nevojshme e të dobishme, të lejuar nga ligji për realizimin e objektit të saj. 3.2. Shoqëria mund të ndërmarrë dhe kryejë edhe aktivitete të tjera, të cilat nuk janë të parashikuara në pikën 1 të nenit 3, por që janë të nevojshme dhe të domosdoshme në përpmbushjen e objektit të veprimtarisë.

3D Construction- Indrit Visha

SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi

Objekti i Veprimtarisë: Ndërtime rrugësh dhe autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaj, metro, pista aeroportuale, ura, diga dhe tynele hidroteknike. Ndërtime detare dhe punime thellimi në uje. Punime dhe mbrojtje lumore, sisteme hidraulike dhe bonifikime. Ndërtimi i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike, ndërtime për nënstacionet, kabinat e transformatorëve,linja të TN e të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë, pastrimi i ujrave detare, liqenor dhe lumore,ndërtimi i impianteve të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane. Ndërtime, mirëmbajtje dhe rikonstruksion i plotë i ndërtimeve civile dhe industriale. Punime kondicionimi, instalime elektrike dhe internet, hidraulike, panele diellore, gipsi dhe kartoxhesi tavane dhe suvatime, betoni, mermeri, druri, hekuri, etj. Hidroizolime të plota dhe të pjesshme të brendshme dhe të jashtme me katerma dhe bikomponente.

LOVJANO- Lovjano Topi

SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi

Objekti i Veprimtarisë: Ndertime rrugesh dhe autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaj, metro, pista aeroportuale, ura, diga dhe tynele hidroteknike. Ndertime detare dhe punime thellimi ne uje. Punime dhe mbrojtje lumore, sisteme hidraulike dhe bonifikime. Ndertimi i impianteve per prodhimin e energjise elektrike, ndertime per nenstacionet, kabinat e transformatoreve,linja te TN e te mesem dhe shperndarjen e energjise, pastrimi i ujrave detare, liqenor dhe lumore,ndertimii impianteve te grumbullimit dhe trajtimit te mbetjeve urbane. Ndertime, mirembajtje dhe rikonstruksion i plote i ndertimeve civile dhe industriale. Punime kondicionimi, instalime elektrike dhe internet, hidraulike, panele diellore, gipsi dhe kartoxhesi tavane dhe suvatime, betoni, mermeri, druri, hekuri, etj.

Redion Sefa

SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi

Indrit Allamani

SKEMA e mashtrimit me TVSH/ Nën akuzë 4 biznesmenë ndërtimi

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë. Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera. Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë. Pas hetimeve të kryera Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për caktimin e masës “arrest me burg” për katër shtetas të cilët drejtonin bizneset me adresë në Fushë-Krujë, ndërsa ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë. Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG GT 43, PorscheCayenne, Land Rover apo BMË X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB