
FIER- Ditën e sotme kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar në burgun e Fierit, ish-deputetin e dënuar të Partisë Demokratike, Ervin Salianjin.
Ka qënë vetë Meta që e ka shpërndarë lajmin në rrjetet e tij sociale. Meta thotë se ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj. Gjithashtu ka shtuar se ky takim që pati me Salianjin e bindi më shumë se burgu që ai po kryen është politik dhe vetëm ndez frymën e Ndryshimit tek keru i PL.
Postimi i plotë:
Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit. Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë. Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi. Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë.

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit. Me dënimin e tij, Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, por ashtu siç pritej, politikani demokrat e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë. Por sërish mandatin e ka humbur! Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI