Aktualitet

Vdes në spital foshnja 5-ditëshe në Vlorë, nën hetim doktoresha për mjekim të pakujdesshëm

Një mjeke (neonate) e maternitetit të Vlorës është vendosur nën hetim pasi dyshohet se nuk ka mjekuar si duhet një të porsalindur.

k.m.
Vdes në spital foshnja 5-ditëshe në Vlorë, nën hetim
Foto ilustruese

VLORË- Një foshnjë, vetëm 5 ditësh, ka ndërruar jetë sot në Maternitetin e Vlorës. Një mjeke (neonate) e maternitetit të Vlorës është vendosur nën hetim pasi dyshohet se nuk ka mjekuar si duhet një të porsalindur. 53-vjeçarja Idajete Cane, akuzohet për veprën penale"mjekim i pakujdesshëm". Si pasojë, foshnja ka ndërruar jetë 5 ditë pasi kishte ardhur në jetë. Aktualisht nuk dihen detaje lidhur me shkakun e vdekjes të së porsalindurit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore./ZËRI

Poll

MOS HUMB