
Pamje nga operacioni i Policisë
VLORË- Policia e Vlorës u vu në ndjekje të një makine tip “Golf” me xhama të zinj për shkak se po qarkullonte me shpejtësi të lartë. Policia më pas ka kërkuar edhe ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi nuk kanë mundur ta ndalojnë.
Ndjekja ndaj makinës të dyshimtë nisi në qytet dhe vazhdoi në autostradën Vlorë-Levan, por nuk arritën ta ndalonin dot. Më pas është kërkuar edhe ndihma e Policisë së Fierit.
Autoritetet janë duke kryer kontrolle në të gjithë zonën për ndalimin e drejtuesit të automjetit dhe personave që ndodhen në të. Deri më tani, nuk ka informacione sa persona ndodhen në automjet./ZËRI
Poll