
SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën një ditë më parë, ku Kolë Mani ka plagosur rëndë bashkëjetuesen e tij Anila Prendushin dhe më pas ka kryer vetëvrasje. I afërmi i Kolë ManaJ, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka dhënë detaje mbi ngjarjen. Ai u shpreh se dyshja kanë patur një debat të fortë së fundmi, ku Anila ishte e vendosur të mos e falte 35-vjeçarin.
“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali,”- tha ai.
Çifti kishin 4 vite që bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e Kolës ku jetonte edhe babai i tij dhe djali i Anilës 9-vjeçar. Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 mesditën e 18 shkurtit në lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë. Për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore, 44-vjeçarja është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI