Aktualitet

Vëllezërit policë dhunojnë qytetarin në Burrel, ndalohen nga AMP

AMP ka bërë me dije se ka ndaluar punonjësët e Policisë, Avni dhe Sulltan Uka.

k.m.
Vëllezërit policë dhunojnë qytetarin në Burrel,
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë masa për 2 vëllezër, të dy efektivë të Policisë së Shtetit. Përmes një njoftimi zyrtar, AMP ka bërë me dije se ka ndaluar punonjësët e Policisë, Avni dhe Sulltan Uka. I pari është me detyrë patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”; ndërsa tjetri akuzohet për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”.

Gjkatë hetimeve, ka rezultuar se dy vëllezërit policë janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në qytetin e Burrelit, ku kanë dhunuar një qytetar. Sipas asaj që është bërë me dije deri tani, përplasja ka nisur për motive të dobëta dhe ka dëgraduar për dhunë fizike.

NJOFTIMI I AMP:

Dibër -Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë A. U., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, si dhe referoi materialet proceduriale në gjendje të lirë për punonjësin e policisë S. U., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të policisë Mat, i dyshuar për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga AMP, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuar në prova e fakte, se dy punonjësit e policisë (vëllezër), janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. K., në qytetin e Burrelit, ku kanë tentuar të vetësqarojnë situatën duke përfunduar në veprime të dhunshme dhe të rrezikshme për shendetin e shtetasit./ZËRI

Poll

MOS HUMB