Aktualitet

Detaje nga aksioni në Tiranë! Droga shpërndahej me taksi e skutera: E mirë dhe e fortë!

Një dozë kokainë 0.8 gram e shisnin 7 ose 8 mijë lekë të reja, ndërsa doza më të vogla, 0.4 gram e shisnin 3500 dhe 4 mijë lekë.

F.I
Detaje nga aksioni në Tiranë! Droga shpërndahej me taksi e
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i ndodhur një ditë më parë (18 shkurt) në Tiranë, ku 27 persona u vendosën në pranga dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Në pranga sot është vendosur edhe një 27-vjeçar në Tepelenë. Shtetasi G. G. dyshohet se ka shitur kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis në disa zona të Tiranës dhe ishte në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

Mësohet se një pjesë e të arrestuarve janë taksistë, të cilat i përdornin për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Përkatësisht katër nga të arrestuarit ushtrornin profesionin e taksistit, ku gjatë arrestimit iu gjetën dhe doza me vete. Droga, po ashtu shpërndahej edhe me skuter eleltrik, si mënyrë e shpejt dhe efikase për të mos u identifikuar nga organet e policisë. 

Sipas përgjimeve, blerësit pasi kërkonin të merrnin dozat e lëndës narkotike, i specifikonin me fjalët 'e mirë' dhe 'e fortë'.

Burime bëjnë me dije se një dozë kokainë 0.8 gram e shisnin 7 ose 8 mijë lekë të reja, ndërsa doza më të vogla, 0.4 gram e shisnin 3500 dhe 4 mijë lekë. Një dozë heroinë 0.3 gram shitej në vlerë 1 mijë lekë dhe një qese hasash 500 dhe 1 mijë kekë. Droga ekstazi kushtonte 1500 dhe 25 mijë lekë për kokërr.

Gjykata lëshoi 34 masa arresti, 27 prej të cilave u ekzekutuan. Në pranga kanë përfunduar: Bosian Lamaj, Alsid Nekaj, Edmond Gjinarari, Irakel Gjini, Armans Thanasaj, Amarildo Kola, Bjorn Mazniku, Armando Katroshi, Aurel Lila, Erdi Hyka, Mateo Uka, Kleo Lika, Erdi Dibra, Klajdi Hysa, Aldo Faja, Erald Alikaj, Fabjol Tahiri, Andi Grori, Elvis Shehaj, Gjergj (Gkergk) Polena, Panajot Brahimaj, Marjo Pojaku, Euxhenjo Manushi, Sadik Rama, Klejvis Taku, Mario Cerra, Arjel Cinaj, Klaudio Serjani, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Myslym Balliu, Kristian Buci dhe Xhejson Mukaj.

Gjatë aksionit u sekuestruan 3.4 kg kokainë, 150 doza heroine, 500 doza ekstazi, 12 kg kanabis, 26 celularë dhe 10 makina./ZËRI

Poll

MOS HUMB