
TIRANË- Ali Mysliu është shkarkuar nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit. Mysliu ishte në krye të kësaj detyre prej 27 qershorit të vitit të kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij, po me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja. Ky i fundit, për periudhën shtator 2009-maj 2013, Bejtja ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për qarkun e Elbasanit. Mbas vitit 2013 ka mbajtur postin e zv.ministrit.
Vendim për LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI