Aktualitet

"Ule muzikën"/ Duhej të kthehej sot në burg, por u përfshi në sherr me armë, shpallet në kërkim Alket Rizai (Si ndodhi ngjarja)

Alket Rizai ishte pjesë e njërit prej grupeve të konfliktuar, cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të kthehej në Burgun e Domokos.

zh.ll
"Ule muzikën"/ Duhej të kthehej sot në burg, por u
alket rizai

GREQI- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur një beach bar në Anavyssos të Greqisë, ndërsa mes personave të përfshirë ndodhej edhe Alket Rizai, shqiptari i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet greke.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës Athens–Sounio, në orën 05:00 të mëngjesit, mes dy grupeve dhe ka përfunduar me dy persona të plagosur. Alket Rizai ishte pjesë e njërit prej grupeve të konfliktuar, cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të kthehej në Burgun e Domokos.

Pas raportimit për të shtëna, policia mbërriti në vendngjarje, por nuk gjeti akënd përveçse dy gëzhoja dhe njolla gjaku.

Megjithatë, autoritetet greke kanë siguruar pamjet nga kamerat e zonës dhe zbuluan personat e përfshirë në incident. Nga kamerat, siç raportojnë mediat greke, rezulton se Alket Rizai ndodhej në barin ku ndodhi sherri.

Sipas mediave greke, përplasja dyshohet se nisi pas një debati për muzikën. Pasi pronari i beach bar-it uli volumin, Rizai dyshohet se vazhdoi të luante muzikë me zë të lartë nga automjeti i tij në parking. Kërkesa e pronarit për uljen e zërit solli përshkallëzimin e situatës dhe konfliktin mes disa personave.

Pas kësaj, dyshohet se Rizai nxori armë dhe qëlloi në ajër, ndërsa pas tij, një shtetas afgan, i cili dyshohet se punonte si roje sigurie në lokal, hapi gjithashtu zjarr.

Nga incidenti u plagosën dy punonjës të beach bar-it. Një 20-vjeçar grek mori plagë nga copat e xhamit, ndërsa një 41-vjeçar pakistanez u plagos nga një plumb. Të dy punonjës të biznesit, megjithatë, autoritetet kanë konstatuar mospërputhje në dëshmitë e tyre. 

Pas të shtënave, Rizai dhe dy personat që e shoqëronin u larguan me makinë. Edhe shtetasi afgan u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Ndërkohë, autoritetet greke janë mobilizuar për gjetjen e Alket Rizait, i cili duhet të rikthehet në burg pas përfundimit të lejes. Në të kundërt, ai do të shpallet i arratisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB