Aktualitet

Tritoli te banesa e mësuesit në Shkodër/ Autori i maskuar si korrier picash, DETAJET dhe pista që çon te vëllai në Gjermani

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person, i cili më pas është larguar me motor nga vendngjarja.

zh.ll
Tritoli te banesa e mësuesit në Shkodër/ Autori i maskuar si
Pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Disa detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pranë banesës së Mehdin Bushatit, me profesion mësues. 

Dyshohet se lënda plasëse është vendosur nga një person, i cili më pas është larguar me motor nga vendngjarja. Sipas burimeve, nga pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se autori ka lëvizur i vetëm dhe i maskuar, me një skafandër në kokë. Ndërkohë, motori dyshohet se ishte përshtatur si mjet shpërndarjeje picash, me qëllim që të mos tërhiqte vëmendjen.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në momentin e ngjarjes, Bushati dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në banesë.

Bushati ka deklaruar se nuk ka dijeni lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, sipas burimeve, një nga pistat që po hetohet nga autoritetet lidhet me vëllain e mësuesit, shtetasin Gëzim Alias. Ky i fundit, prej vitesh ndodhet në Gjermani, ndërsa për herë të fundit në Shqipëri ka qenë 2-3 vite më parë. 

Banesa në fjalë, ku ka ndodhur shpërthimi, mësohet se kati i dytë i përket pikërisht vëllait të mësuesit Mehdin Bushati. Sakaq, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se lënda plasëse mund të jetë një mesazh për Gëzim Alias. Dyshimet lidhen edhe me problemet që ky i fundit, mund të ketë jashtë vendit.

Megjithatë, deri tani nuk ka një pistë të konfirmuar, ndërsa Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. gGrupi hetimor nuk e ka identifikuar ende autorin e maskuar ndërsa po punohet përmes kamerave të sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB