SHKODËR-Sot i jepet lamtumira e fundit, 24-vjeçarit Klaus Gjergjit, i cili pasditen e 20 gushtit humbi jetën pas një aksidenti me gomone në ujrat mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun.
I riu nga Shkodra ishte duke lundruar me gomone së bashku me tre shokët e tij, kur u rrëzua aksidentalisht në ujë dhe u godit nga helika e motorit të mjetit lundrues, duke pësuar plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe Uran Marku.
Pas njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat i transportuan të rinjtë drejt bregut. Më pas ata u dërgua me autoambulancë në spital, por Gjergji nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra. Fillimisht u raportua se dy mjete lundruese u përplasën me njëra-tjetrën, por hetimet vijojnë dhe pritet të përcaktohet dinamika e plotë e ngjarjes.
