SHËNGJIN- Një aksident i rëndë detar ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy skafe janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një 24 vjeçar, i identifikuar me inicialet K.Gj., ka humbur jetën. Ndërkohë, një person tjetër, me inicialet U.M., ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit tE Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat po vijojnë ndërhyrjen dhe verifikimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të përplasjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit dhe nëse në të kanë qenë të përfshirë persona të tjerë./ZËRI