Aktualitet

Flakët përfshijnë Bilajn e Krujës, tymi mbulon autostradën Thumanë-Kashar

Flakët, të favorizuara edhe nga era, jan përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke iu afruar autostradës Thumanë-Kashar.

M.K.
Flakët përfshijnë Bilajn e Krujës, tymi mbulon
foto nga vendi i ngjarjes

KRUJË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje zonën e Bilajt në Krujë, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe pemësh.

Flakët, të favorizuara edhe nga era, jan përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke iu afruar autostradës Thumanë-Kashar. Situata ka krijuar vështirësi edhe për qarkullimin e automjeteve, pasi tymi i dendur e veshitesone qarkullimin pr shkak të pamjes. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve. Përveç sipërfaqeve të djegura, shqetësim mbetet afrimi i zjarrit me autostradën dhe rreziku i përhapjes së tij drejt zonave të tjera. Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët./ZËRI

Poll

MOS HUMB