Aktualitet

“Qetësohuni ose do ju ** nënën”/ Vrasja e turistit, shokët e tij: Erdhën 10-15 security, një me flokë të gjata e vrau me thikë Miguelin

Njejtë se Ghanmi edhe Leimoeiv ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi një shtetas i shau nga nëna dhe gjatë konfliktit erdhi një person me flokë të gjata me thikë dhe ju drejtua Luis Miguel.

F.I
“Qetësohuni ose do ju ** nënën”/ Vrasja e turistit,
Luis Miguel Varela Mendes dhe Sokrat Vata

SARANDË-Tre ditë pas ngjarjes tragjike që tronditi vendin, ku turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes u gjet i dhunuar dhe i vrarë me thikë në shezlonët e plazhit të 'Principotes' në Ksamil, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e sherrit mes grupit të turistëve dhe stafit të lokalit, ku të rinjtë po festonin.

Miqtë e portugezit, të cilët ndodheshin me të kanë rrëfyer detaje të reja rreth sherrit që përfundoj me vrasje. Adib Ghanmi, ka deklaruar se atë natë kanë qenë rreth 7 veta dhe pasi mbaroj festa në clubin e “Principote” po qëndronin në plazh. Në këtë moment pretendon se u është afruar një shqiptar dikush që fliste frëngjisht dhe ka sharë nga nëna një prej shokëve të tij dhe më pas e ka goditur me kokë. 

Aty ka nisur sherri dhe më pas Ghanmi tregon se ka ardhur një tjetër person që nga përshkrimi duket se bëhet fjalë për Sokrat Vatën, i cili mbante një thikë në dorë dhe goditi në zemër Miguelin. Sipas tij në ato momente erdhën rreth 10-15 veta security. 

"Kam qenë me shokët e mi, shtatë persona dhe po festonim në klub “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rrinin në plazh. Aty ka ardhur një person, i cili ishte veshur me rroba të shkurtra me ngjyrë jeshile, i moshës 25-30 vjeç, trup normal, flokë të shkurtra, i cili ishte shqiptar, por fliste frengjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim, i cili i thotë që: pse më shan, se nëna është e shenjtë. Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futem të gjithë në konflikt. Më pas ka ardhur një person që ishte i veshur me rroba të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë më këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë ne zemër. Në këtë moment, filluan njerëzit të bërtisnin, dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta security, të cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt pasi personin që qëlloi me kokën, unë e kapa nga duart, por ai më shtyu dhe unë kam rënë në ujë”, thuhet në dëshminë e Adib Ghanmi, shtetas francez.

Edhe Ibraim Leimoeiv, një nga francezët që shoqërohej me portugezin Luis Miguel Varela Mendes që u vra në Ksamil, ka deklaruar në dëshminë e tij se pas festës, kanë dalë në plazh. Njejtë se Ghanmi edhe Leimoeiv ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi një shtetas i shau nga nëna dhe gjatë konfliktit erdhi një person me flokë të gjata me thikë dhe ju drejtua Luis Miguel. Ai shprehet se i ka dhënë ndihmën e parë shokut të tij duke i vendosur një bluzë të plaga.

“Ishim të gjithë së bashku. Aty ka ardhur një person i cili ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri i cili fliste pak frëngjisht. Ai na thotë qetësohuni ose do të q* nenën, ndërsa më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal. Ne u përfshimë në konflikt. Gjatë konfliktit erdhën dhe persona të tjerë dhe kam parë një person i veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë me flokë të gjata gështenjë me pak mjekër i cili ju drejtua Tourpalit me thikë dhe më pas ju drejtua Louis Miguel. Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë të plaga. Pyetjes se a e njeh personi I cili goditi me thikë, ai u përgjigj që nëse e shikon mund ta dallojë dhe pasi i është vënë përpara fotoja e shtetasit Sokrat Vata, ai e ka njohur dhe ka deklaruar se ky ishte personi që kishte thikën dhe kishte goditur shokun e tij”, -ka deklaruar shtetasi francez Ibraim Leimoeiv.

Dëshmia e tyre bie në kundërshtim me Sokrat Vatën, i cili pretendon se sherri me turistët nisi për shkak të zhurmës që po bënin brenda lokalit dhe turistët i sulmuan kur iu kërkuan të mbanin qetësi. Sipas dëshmisë së tij, gjatë përleshjes ai i ka marrë thikën nga dora njërit prej turistëve, ndërsa më pas është goditur me shkelm në nofull dhe ka rënë në tokë.

Në konflikt me turistët u përfshinë 4 kamarierët e Principotes: Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina; 3 truprojat e lokalit Miosid Matushaj, oficer i Policisë në Gjirokastër, Luçiano Seferi, punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier, Romeo Shehu polic bashkiak në Gjirokastër; Kristi Koshi, dy shteasit turq: Nuh Mahmutoglu, Ezgi Perlak si dhe autori i vrasjes, Sokrat Vata dhe David Gjana. Ky i funsit së bashku me pronarin e Principotes janë shpallur në kërkim. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Po në Sarandë, 3 ditë para vrasjes, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin./ZËRI

Poll

MOS HUMB