SHKOZET-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 21 gushtit rreth orës 06:15, në aksin “Shkozet-Shijak”, në Durrës, ku një 32-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur për vdekje nga një automjet. I riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Policia po vijon kërkimet për gjetjen dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.