TIRANË-SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë një operacion për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm.
Lidhur me aksionin me kërkesë të SPAK dhe me miratimin e GJKKO-së janë arrestuar katër persona të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndëra një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga janë vendosur Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat.
Në kuadër të operacionit janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme nga Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), me qëllim mbledhjen e provave dhe dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar kriminale.