Aktualitet

PAMJET-Shpërthim me tritol në një biznes në Fier

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, ku lënda plasëse ka shpërthyer në derën e biznesit në pronësi të shtetasit A. K. 

F.I
PAMJET-Shpërthim me tritol në një biznes në Fier
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FIER-Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt privat në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot”, ku lënda plasëse ka shpërthyer në derën e biznesit në pronësi të Agim Kananajt. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen “Kastriot”, dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse dera e jashtme e një subjekti, në pronësi të shtetasit A. K.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Poll

MOS HUMB