
TIRANË- Dy aktivistë janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së 135-të në Tiranë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Arben Kolën dhe Dritan Goxhajn, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e shoqërimit të tyre.
View this post on Instagram
Protesta e sotme nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin 'Skënderbej', nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit, protestuesit dhe aktivistët mbajtën fjalime duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe duke paralajmëruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre.
Në marshimin në rrugët e kryeqytetit u dëgjuan thirrjet 'Shqipëri e re', 'Rama në burg, Berisha në burg' dhe 'Poshtë narkoshteti'./ZËRI