Aktualitet

Humbi orientimin në terrenin e Bristanit, turisti amerikan shpëtohet pas tre orësh kërkime

Forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në kërkime në terren dhe arritën ta lokalizonin turistin në orën 20:45.

M.K.
Humbi orientimin në terrenin e Bristanit, turisti amerikan shpëtohet
FOTO nga operacioni i shpëtimit

VLORË- Një turist amerikan është shpëtuar mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit në Vlorë pasi kishte humbur orientimin dhe kishte pësuar dëmtime në këmbë.

Humbi orientimin në terrenin e Bristanit, turisti amerikan shpëtohet

Për gjetjen e tij u organizua një operacion kërkim-shpëtimi i cili nisi rreth orës 18:00. Forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në kërkime në terren dhe arritën ta lokalizonin turistin në orën 20:45.

Humbi orientimin në terrenin e Bristanit, turisti amerikan shpëtohet

Pas ndërhyrjes ai po transportohet drejt Vlorës për të kryer një kontroll mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Operacioni u realizua nga toka me pjesëmarrjen e forcave të Njësisë Speciale Delta./ZËRI

Poll

MOS HUMB