Aktualitet

‘Sky ECC’/ Europoli i dorëzon autoriteteve greke 4500 dosje, pritet të zbardhen vrasje e gjobvënie

Në këto 4500 dosje, janë rreth 25.000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit, ku një pjesë të rëndësishme e zënë shqiptarët.

F.I
‘Sky ECC’/ Europoli i dorëzon autoriteteve greke 4500 dosje,
DROGA E SEKUESTRUAR

GREQI- Plot 4500 dosje i ka dorëzuar Europol autoriteteve greke lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” por edhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë. Gazeta greke “Ta NEA”, shkruan se dosjet pritet të hidhen dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

Në këto 4500 dosje, sipas së njëjtave burime, janë rreth 25.000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit, ku një pjesë të rëndësishme e zënë shqiptarët. 

Ndërkohë “Kathimerini” ka arritur të sigurojë dhe fotografi të shkëmbyera gjatë komunikimeve në një dosje të hetuar, që çoi në arrestimin e një oficeri grek policie dhe dy trafikantëve droge, një shqiptar e një grek. Një nga fotot paraqet një letër ku janë të shënuar disa numra telefoni të vëna në përgjim nga anti-droga, të cilën oficeri i policisë ja dërgon në “Sky ECC” një prej trafikantëve, për ta mbrojtur nga ndonjë përfshirje e mundshme e tij në hetim.

‘Sky ECC’/ Europoli i dorëzon autoriteteve greke 4500 dosje,
NUMRAT E TELEFONIT

Fotografi të tjera përfshijnë sasi droge të sekuestruara nga policia, njëra prej të cilave i përket një ngarkese të madhe me marijuanë, e cila nga paketimi duket e prodhimit shqiptar.

‘Sky ECC’/ Europoli i dorëzon autoriteteve greke 4500 dosje,
DROGA E SEKUESTRUAR

Nga operacioni i zhvilluar në vendin fqinj, janë lëshuar 28 urdhra arresti, ku 24 janë ekzekutuar, ndërkohë që janë sekuestruar dhjetëra kilogramë kokainë, mbi 1 mijë bimë kanabisi, 140 kg hashash dhe mbi 200 mijë euro cash në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi, pas zbërthimit të komunikimeve në platformën SKY ECC. 

Mesazhet e shkëmbyera kanë zbardhur dhe ngjarje kriminale. Një prej tyre është ajo e Ari Papës, shqiptarit që u ezkekutua në vitin 2021. Urdhri për ekekutimin e Papës dyshohet se është dhënë nga Aleksandër Sadikaj, i cili u vra në Tiranë me shpërthimin e një lëndë eksplozive në makinë, në vitin 2022. Në total janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Bisedat kanë zbuluar edhe korrupsionin e zyrtarëve të burgut të Koridhalos, të cilët në këmbim të parave trajtonin disa të dënuar në mënyrë të privilegjuar, duke u futur edhe vajza në qeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB