Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon për 8 orë autori, Mario Përlleshi kërkon zbutje të masës së sigurisë

Autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.

F.I
Vrasja e Martin Canit/ Dëshmon për 8 orë autori, Mario
Mario Përlleshi dhe Martin Cani

TIRANË-Në kuadër të hetimit për vrasjen e Martin Canit, i mituri Mario Përlleshaj, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje. Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahen në sekret të plotë.

Mësohet se Mario Përlleshaj i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm përmes avokatit të tij, ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentat e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë spitalin. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Tashmë, ai është shoqëruar në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB