SARANDË-Një tjetër rast i transportit të emigrantëve me taksi të komapnive private është goditur nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë. Konkretisht në dy automjete të kompanive 'LovTaxi' dhe 'Taxi' u konstatuan pesë shtetas kinezë, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.
Në automjete ndodheshin drejtuesit Erald Islamaj, 26 vjeç, dhe Armand Zekaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në mjetet e tyre u gjetën 5 shtetas kinezë të moshave nga 38-55 vjeç të cilët do t’i transportonin drejt Greqisë. Dy shoferët e taksive u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Edhe shtetasit kinezë filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Ndërkohë në muajin gusht u raportua se transporti i emigrantëve nga Sudani kryhej me taxi të kompanisë Lux. Në shkurt të vitit 2024, ZËRI me dokumentarin 'NARKO TAXI', evidentoi me zë dhe figurë rastet kur shoferët e kompanive të taksive veç trasportimit të klientëve shëbenin edhe si korrierët kryesorë të shpërndarjes së drogës dhe femrave. Vitet kalojnë dhe drejtuesit e taksive shpesh herë përfshihen në aksidente, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
