Aktualitet

S’kanë fund skandalet e 'One Albania', klinika dentare: Kemi investuar 200 mijë euro, po na humb pacientët

Klinika dentare emri i të cilës nuk bëhet i ditur shprehet se ka investuar rreth 200 mijë euro në marketing për të tërhequr pacientë nga jashtë shtetit, por telefonatat ndërkombëtare me 'One Albania' nuk funksionojnë.

F.I
S’kanë fund skandalet e 'One Albania', klinika dentare:
foto ilustruese

TIRANË-Kompania celulare 'One Albania' është rikthyer sërish në vëmendje me skandalin e radhës. Përveç çmimeve të larta të tarifave për abonentët, probleme në shërbimin e telefonisë dhe internetit, këtë herë kompania po i kushton rëndë një klinike të njohur në vend, duke humbur pacientët. 

Klinika dentare emri i të cilës nuk bëhet i ditur, në një denoncim për JOQ, shprehet se ka investuar rreth 200 mijë euro në marketing për të tërhequr pacientë nga jashtë shtetit, por telefonatat ndërkombëtare me 'One Albania' nuk funksionojnë.

Konkretisht stafi i klinikës tenton të telefonjë pacientët, por janë thirrje të dështuara. Pacientëve ose u shfaqen numra të huaj, numra nga një shtet tjetër, por në asnjë rast numri zyrtar i klinikës. Telefonatat lidhen gabimisht me restorante dhe agjenci udhëtimi, duke i kushtuar klinikës humbje kontaktesh, pacientësh dhe dëmtim të rëndë të reputacionit për shkak të këtyre defekteve teknike të 'One Albania'.

Klinika dentare ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës, duke shtruar pyetjen se sa biznese të tjera po vuajnë nga i njëjti problem. Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si operon kompania celulare 'One Albania'.

Poll

MOS HUMB