Politikë

Shpenzimet e mjekimit të Erjon Vishkullit i paguan qeveria? Motra e 28-vjeçarit: Fakenews! Rama: Iniciativën e kam marrë personalisht unë

Kreu i qeverisë deklaroi se 'shpenzimet janë të mbuluara nga shtetit dhe nga askusht tjetër', teksa shton se madje, i ka uruar të shkuara pak para nisjes në sallën VIP të aeroportit. 

zh.ll
Shpenzimet e mjekimit të Erjon Vishkullit i paguan qeveria? Motra e
edi rama-reagimi i motres se 28-vjecarit

TIRANË- Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka reaguar publikisht pas nisjes së tij drejt Italisë për kurim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka përgënjeshtruar raportimet se shpenzimet për trajtimin e të vëllait do të mbulohen nga qeveria shqiptare, duke i cilësuar ato si “fake news”. Ajo thekson se të gjitha kostot e trajtimit do të përballohen nga familja dhe miqtë.

“Ju falënderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike.

Falënderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje më të specializuar në Itali. Dhe u bëj thirrje portaleve: Mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës, për të dalë protagonist i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politike, duke deklaruar që ka dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve.

STOP FAKE NENS! E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes tonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta. Të duam pa fund, ERJON! Kthehu në shtëpi shëndoshë e mirë, duke buzëqeshur, t’ia gëzojmë zemrën mamit dhe babit”, përfundon reagimi", ka shkruar në reagim motra e të riut.

Shpenzimet e mjekimit të Erjon Vishkullit i paguan qeveria? Motra e
reagimi

Pas kësaj deklarate nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili deklaron se iniciativën për shërbimin e specializuar në Itali e ka marrë personalisht. Kreu i qeverisë ritheksoi se 'shpenzimet janë të mbuluara nga shtetit dhe nga askusht tjetër', teksa shton se madje, i ka uruar të shkuara pak para nisjes në sallën VIP të aeroportit. 

"Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar. Të shkuara edhe njëherë", shkruan Rama.

Poll

MOS HUMB