Aktualitet

23 të plagosur nga protesta, MSH: I riu i lënduar në sy i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale

Sipas njoftimit të MSH, 23 persona janë paraqitur në institucionet shëndetësore, mes tyre 12 protestues, 2 përfaqësues të medias dhe 2 efektivë policie. 

zh.ll
23 të plagosur nga protesta, MSH: I riu i lënduar në sy i
pamje nga protesta

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të lënduarve pas protestës së djeshme në Tiranë. Sipas njoftimit të MSH, 23 persona janë paraqitur në institucionet shëndetësore, mes tyre 12 protestues, 2 përfaqësues të medias dhe 2 efektivë policie. 

MSH njofton se protestuesit i lënduar në sy, 28-vjeçari Erion Vishkulli, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, ndërsa sot do të kryhet një konsultë e zgjeruar për vijimin e trajtimit.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur pesë persona, përfshirë një deputet, një protestues, dy efektivë policie dhe një përfaqësues i medias, të cilët kanë marrë mjekimin dhe janë larguar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026 në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar:

*Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar:

- 12 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy.

- 2 përfaqësues të medias.

- 2 efektivë policie.

Për protestuesin e lënduar në sy: është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës. Sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT  për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

- 1  deputet i Kuvendit

- 1 protestues

- 2 efektivë policie

- 1 përfaqësues i medias

Të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambjentet e QSUT.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

- 2 efektivë policie, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm dhe janë larguar.

Poll

MOS HUMB