TIRANË- 23 persona janë arrestuar në Tiranë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë. Policia e Tiranës bën me dije se 13 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 30 janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë: Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik xhemalaj dhe Ramazan Dauti.
Sipas njoftimit, gjatë protestës të zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit punonjësit e policisë janë sulmuar me sende të forta dhe lënë prioteknike, ku për pasojë disa prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 23 shtetas, procedohen penalisht 13 të tjerë dhe shpallen në kërkim 30 shtetas.
Gjatë protestës së djeshme, të zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë së Shtetit u sulmuan për orë të gjata me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Si pasojë e sulmeve nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, disa punonjës Policie u plagosën dhe morën ndihmën mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:
-U arrestuan shtetasit J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç;
-Ndërkohë u proceduan penalisht 13 shtetas;
-Si dhe u shpallën në kërkim 30 shtetas.
Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.