Politikë

Kërkesat për dorëheqje? Rama: S'ma impononi dot me dhunë, jam i gatshëm të ulem e të dëgjoj (VIDEO)

Kreu i qeverisë përsëriti sërish gatishmërinë e tij për t'u ulur në dialog me këdo që dëshiron t’i parashtrojë kërkesat e tij.

zh.ll
Kërkesat për dorëheqje? Rama: S'ma impononi dot me
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kërkesave për dorëheqje, teksa prezantoi paketën e re ligjore kundër dhunës. Gjatë deklaratës për shtyp, Rama u shpreh se çdo qytetar që kërkon largimin e tij nga detyra ka të drejtën ta shprehë këtë qëndrim, ta promovojë dhe ta kthejë në protestë. Kreu i qeverisë përsëriti sërish gatishmërinë e tij për t'u ulur në dialog me këdo që dëshiron t’i parashtrojë kërkesat e tij.

“Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Përkundrazi kjo paketë ka në frymën dhe rrymën e saj një të vërtetë shumë të thjeshtë. Liria e secilit mbaron aty ku fillon liria e tjetrit  Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, është e drejta e tij ta thotë apo ta kthejë në protestë këtë. Unë jam i gatshëm të ulem dhe të dëgjoj këdo që do të më parashtrojë kërkesat, sepse besoj se kush kërkon dorëheqjen time gabon duke menduar që mund të imponohet me dhunë apo formë tjetër, por nuk mendoj se ka gabim për çdo gjë që thotë apo mendon”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB