Aktualitet

SKANDALI-Ku shkuan 160 mijë $ për djalin e sëmurë të nënë Files? Shoqata që hapi GoFundMe: Punimet për banesën janë në përfundim

Në rrjete sociale janë ngritur akuza nga qytetarët që kontribuan dhe tik tok-erët e njohur se nuk dihet ku kanë shkuar lekët, çfarë ka ndodhur me shumën e mbledhur dhe nëse paratë i janë dorëzuar familjes për të cilën u kërkuan donacionet.

F.I
SKANDALI-Ku shkuan 160 mijë $ për djalin e sëmurë të
Nëna File dhe djali i saj

TIRANË-Rasti i nëna File dhe djali i saj me spektrin autik, Andi, preku zemrat e shqiptarëve pas pamjeve të rënd  gjatë protestës së qytetarëve, e zhvilluar më 23 korrik para Parlamentit, ku u prekën nga gazi lotsjellës dhe spraji me piper i përdorur nga Policia për shpërndarjen e protestuesve. 

Pas pamjeve të ndara në rrjete shqiptarët u bënë bashkë për t’i ndihmuar ekonomikisht, ku në një GoFundMe, të hapur nga shoqata “Brandon Forever 22 Legacy”, u mblodh një shumë e konsiderueshme, prej 161,754 dollarë. File dhe i biri jetojnë në një godinë të amortizuar në lagjen “Ali Demi” dhe në vështirësi të madhe ekonomike, ndërsa babai i familjes kishte ndërruar jetë. Por afërsisht dy muaj nga shuma e mbledhur, asnjë euro nuk ka shkuar te nëna dhe djali me spektrin autik.

Në rrjete sociale janë ngritur akuza nga qytetarët që kontribuan dhe tik tok-erët e njohur se nuk dihet ku kanë shkuar lekët, çfarë ka ndodhur me shumën e mbledhur dhe nëse paratë i janë dorëzuar familjes për të cilën u kërkuan donacionet. Në profilin shqipëriapost, një qytetar deklaroi se ka dhuruar mbi 10 mijë dollarë për rastin e Nënë Files dhe kërkoi transparencë mbi fatin e rreth 160 mijë dollarëve të mbledhur nga donacionet.

SKANDALI-Ku shkuan 160 mijë $ për djalin e sëmurë të

Edhe Tik-tokeri Klajdi Çollaku në një video-mesazh thotë se shoqata “Brandon Forever 22 Legacy”, pas hapjes së GoFundMe, mblodhi një shumë e konsiderueshme, plot 161,754 dollarë dhe kërkon transparencë. Ndërkohë edhe ish-banorja e “Big Brother” dhe influencerja Gerta Shino në një reagim në profilin e saj në Instagram, shkruan se e kishte kuptuar që ishte një fondacion i dyshimtë, por teksa postoi rreth tyre që njerëzit të reflektonin deklaron se u përball me ofendime dhe vendosi të mos fliste më për këtë temë. 

SKANDALI-Ku shkuan 160 mijë $ për djalin e sëmurë të

Duke marrë shkas nga akuzat në rrjete, vetë shoqata e cila “Brandon Forever 22 Legacy”, e cila hapi GoFundMe për nënë Filen dhe djalin e saj, në një reagim të gjatë sqaron se punimet për rikonstruksionin e banesës kanë nisur dhe janë aktualisht drejt përfundimit. Sipas tyre puna po vijon me pajisjen e banesës me mobilje, pajisje dhe orendi të nevojshme, me qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme dhe dinjitoze për familjen Bulku. Në reagim thuhet gjithashtu se prej dy muajsh, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” ka mundësuar fillimin e një programi terapeutik të specializuar në një qendër multidisiplinare për spektrin e autizmit.

Reagimi i plotë:

Në vijim të interesimit të publikut për përdorimin e fondeve të GoFundMe, dëshirojmë të japim sqarimin e mëposhtëm mbi mbështetjen që organizata “Brandon Forever 22 Legacy” po i ofron familjes Bulku.

Pas identifikimit të rastit dhe sensibilizimit të opinionit publik mbi kushtet e vështira në të cilat jetonte familja Bulku, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” ndërmori menjëherë hapat e nevojshëm për të siguruar mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së familjes.

Punimet për rikonstruksionin e banesës kanë nisur dhe janë aktualisht drejt përfundimit. Ky proces u bë i mundur falë bashkëpunimit me një nga kompanitë më të mëdha në vend, e cila mori përsipër realizimin e punimeve të rikonstruksionit. Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” shpreh mirënjohjen e saj të veçantë për këtë kompani, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti.

Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” po vijon me pajisjen e banesës me mobilje, pajisje dhe orendi të nevojshme, me qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme dhe dinjitoze për familjen Bulku.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i mbështetjes lidhet me trajtimin e specializuar të Andy. Prej dy muajsh, organizata “Brandon Forever 22 Legacy” ka mundësuar fillimin e një programi terapeutik të specializuar në një qendër multidisiplinare për spektrin e autizmit. Trajtimi zhvillohet nga e hëna deri të premten dhe është parashikuar të jetë një proces afatgjatë, shumëvjeçar, në përputhje me nevojat e Andy. Përveç mbulimit të kostove të trajtimit, organizata siguron edhe transportin vajtje-ardhje nga banesa në qendrën terapeutike (nga e hëna deri të premten), si dhe mbështetjen për sigurimin e medikamenteve dhe nevojave të tjera mjekësore të domosdoshme.

Të gjitha këto ndërhyrje janë pjesë e angazhimit të organizatës për të ofruar një mbështetje të qëndrueshme dhe afatgjatë për familjen Bulku, duke u fokusuar jo vetëm në përmirësimin e kushteve të banimit, por edhe në nevojat shëndetësore, terapeutike dhe sociale të familjes.

Mbështetja e qytetarëve përmes GoFundMe ka qenë thelbësore për mundësimin e kësaj ndihme. Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” u shpreh mirënjohjen të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe donatorëve që kanë kontribuar, si dhe njërës prej kompanive më të mëdha në vend për mbështetjen e saj në këtë kauzë.

Organizata “Brandon Forever 22 Legacy” do të vijojë të informojë në mënyrë transparente mbi përdorimin e fondeve dhe mbi hapat e mëtejshëm të mbështetjes për familjen Bulku.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brandon Forever 22 Legacy (@brandonforever22legacy)

Poll

MOS HUMB