Aktualitet

Pas fjalimit të Ramës, mblidhen 150 mijë dollarë për nënë Filen dhe djalin e saj

Vetëm ditën e djeshme pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për File Bulkun dhe djalin e saj, vala e solidaritetit u dyfishua duke e çuar shumënn e mbledhur në 150 mijë dollarë. 

F.I
Pas fjalimit të Ramës, mblidhen 150 mijë dollarë për
File Bulku, djali i saj dhe Edi Rama

TIRANË-File Bulku dhe djali i saj 19-vjeçar me çrregullime të spektrit autik, prekën zemrat e shqiptarëve gjatë protestës së qytetarëve, e zhvilluar më 23 korrik para Parlamentit, ku u prekën nga gazi lotsjellës dhe spraji me piper i përdorur nga Policia gjatë protestës. Të përfqafuar, të përlotuar dhe të frikësuar...kjo ishte pamja e nënës me djalin e saj.

Pas pamjeve të publikuara një fushatë në platformën GoFundMe u hap për mbështetjen e familjes, por vetëm ditën e djeshme pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për File Bulkun dhe djalin e saj, vala e solidaritetit u dyfishua duke e çuar shumënn e mbledhur në 150 mijë dollarë. 

Kryeministri Edi Rama foli për rastin në fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, duke pretenduar se nëna File ishte marrë nga protestuesit për t’u përdorur si “mburojë” ndaj policisë. Sipas Ramës, qëllimi i protestuesve nuk ishte solidarizimi me të, por kthimi i saj në një “viktimë të policisë”. 

"Flamingot na treguan dhe unë po ju rikthej te historitë e mia, me një histori që besoj e keni parë të gjithë: atë nënën me fëmijën me spektër autik të cilën korbat e kishin marrë me vete te Parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë që ishte aty për të mbrojtur depyutetët nga të verbërit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë, por përjetimi për atë nënë është tjetër, sepse ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë. Pikërisht aty në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë te Parlamenti dhe për ta akuzuar duke e përdorur si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit,"-u shpreh Rama.

Pas kësaj deklaraet,  File Bulku iu përgjigj kryeministrit Rama duke thënë se nuk kishte shkuar për të protestuar, por po shoqëronte djalin e saj në terapi, pasi ai është me çrregullim të spektrin autik. Nëna File i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij. Sipas saj, gjatë kalimit pranë Parlamentit, ku kishte bllokim të rrugëve, ndaj saj dhe djalit të saj është përdorur spraj me piper.

Poll

MOS HUMB