Aktualitet

Shpërthim i fortë në pikën e karburantit 'AN OIL' në Sarandë, 2 të plagosur! PAMJET: Qytetari merr flakë, vrapon...

Të plagosurit Fatmir Pema, 40 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, janë transportuar në spital pas lëndimeve nga shpërthimi.

F.I
Shpërthim i fortë në pikën e karburantit 'AN OIL'
pamje nga vendi i ngjarjes

SARANDË-Një shpërthim i fortë në një pikë karburanti 'AN OIL' në Sarandë në rrugën “Skënderbeu” ka lënë dy të plagosur. Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se të plagosurit Fatmir Pema, 40 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, janë transportuar në spital pas lëndimeve nga shpërthimi. Policia raporton se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë pastrimit të depozitave të gazit. 

Në pamjet pas shpërthimit në karburantin 'AN OIL', shihet një person i cili ka marrë flakë, teksa vrapon në rrugë. Në një momet, ai bie në tokë dhe kalimtarët i shuajnë flakën me xhaketë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Në video shihen dëmet e shkaktuara në karburant nga shpërthimi, mes tyre edhe një atlete dhe tavani i djegur i subjektit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Rasti vjen 20 ditë pas shpërthimit në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë mëngjesin e 9 shtatorit, ku tre punonjës mbetën të lënduar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB