TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e planifikuar këtë të martë në orën 15:00.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kërkoi pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e sotme. Në kërkesën drejtuar SPAK dhe Burgjeve, Këshilli Bashkiak kërkonte që Veliaj të ishte i pranishëm fizikisht ose t'i mundësohej pjesëmarrjes përmes videokonferencës.
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet sot për të diskutuar reformën territoriale. Sipas propozimit të socialistëve, Rinasi së bashku me fshatrat Domje e Bërxullë do t'i bashkohen Bashkisë së Tiranës.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI