Aktualitet

Sherr për bagëtitë, plagosje me thikë në Maliq, autori në kërkim

Sipas deklaratës së tij, i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë.

F.I
Sherr për bagëtitë, plagosje me thikë në Maliq, autori
foto ilustruese

MALIQ-Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit. Paraprakisht raportohet se Ilir Hamolli është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.

Sipas deklaratës së tij, i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R..

Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kryen veprimet e para hetimore dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB