Aktualitet

Karrotreci niset për të tërhequr një mjet me defekt, por aksidentohet bashkë me të në Librazhd-Elbasan

Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci është përfshirë në një aksident, duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve.

M.K.
Karrotreci niset për të tërhequr një mjet me defekt, por
foto nga vendi i ngjarjes

LIBRAZHD–  Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një automjet që dyshohet se kishte pësuar më herët një defekt në këtë segment rrugor. Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci është përfshirë në një aksident, duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale, ndërsa lëvizja e automjeteve në këtë aks është zhvilluar me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB