Aktualitet

Zhvillonin lojëra fati në lokal në Divjakë, arrestohet pronari dhe kamarieri (EMRAT)

Hetimet zbuluan gjithashtu se kamarieri ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë institucioneve kompetente, ndërsa gjatë verifikimeve, në telefonin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

zh.ll
Zhvillonin lojëra fati në lokal në Divjakë, arrestohet
lokali dhe momenti i arrestimit

DIVJAKË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Divjakës, pasi dyshohen se ishin përfshirë në organizimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Në pranga kanë rënë: Altin Çoku, 52-vjeç, pronar i një lokali në fshatin Karavasta e Re, dhe Edmir Çela, 35-vjeç, i punësuar si kamarier në të njëjtin ambient.

Hetimet zbuluan gjithashtu se kamarieri ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë institucioneve kompetente, ndërsa gjatë verifikimeve, në telefonin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Game Over", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Zbulohet në një lokal një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve.

Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një kamarier, i punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Game Over", ushtruan kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme që dyshoheshin se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua një rast i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, kamarier në këtë lokal. Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se shtetasi E. Ç. ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB