foto nga zjarri
MALLAKASTËR- Është riaktivizuar zjarri në Çërrilë të Mallakastrës pasditen e kësaj të enjteje, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa terreni i thyer po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për vënien në kontroll të situatës.
Në terren janë angazhuar 4 mjete zjarrfikëse, 30 forca të Armatosura dhe 20 forca bashkiake. Pas kërkesës për mbështetje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të marrë pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit. Vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri më tani nuk raportohet rrezik për banorët./ZËRI
Poll