Aktualitet

Rasti i parë me ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP: Nuk transmetohet nga njeriu, nis si një gripi i lehtë

Vasili informon se virusi transmetohet vetëm përmes pickimit të mushkonjave dhe nuk është ngjitës nga personi në person.

F.I
Rasti i parë me ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP: Nuk transmetohet
Adela Vasili

TIRANË-Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me rastin e parë të infektimit me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor, të regjistruar në Shqipëri, konkretisht në Korçë. Vasili informon se virusi transmetohet vetëm përmes pickimit të mushkonjave dhe nuk është ngjitës nga personi në person.

"Nuk kemi raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara me Ethet e Nilit Perëndimor. Ethet e Nilit është një sëmundje që transmetohet përmes mushkonjave bartëse të virusit që e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar. Dje është konfirmuar rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. Pacienti i prekur është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht i izoluar në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr edhe mjekimin përkatës. Pasi ka shfaqur shqetësime shëndetësore, ai i është drejtuar spitalit ku analizat konfirmuan praninë e virusit. Deri më tani ky mbetet i vetmi rast i identifikuar, pasi testet e kryera te personat e tij të afërt kanë dalë negative.

Sëmundja transmetohet vetëm nëpërmjet mushkonjave, jo nga njeriu te njeriu. Nuk ka rrezikshmëri për vendin, prania e rasteve në Greqi e “etheve të nilit perëndimor”. Pacienti i është drejtuar sistemit shëndetësor shqiptar dhe duke parë që gjendja është rënduar, është shtruar në spital. Shenjat fillimisht është ajo si e një gripi të lehtë, ndërsa në raste pak me të ndryshme apo persona që e shfaqin klinikisht në mënyrën më të rëndë janë ata mbi moshën 60 vjec, persona që kanë imunitet të ulët apo persona që mund të kenë bërë transplante apo ndërhyrje të rënda” – tha ajo.

Rasti i parë u konfirmua ditën e djeshme. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantim në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. I moshuari ka qenë në lulishte, dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.

Poll

MOS HUMB