Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi të atin! 45-vjeçari kishte tentuar të vriste bashkëfshatarin, banorët: Nuk kurohej rregullisht

Një nga banorët deklaron se para disa vitesh Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste edhe Gim Metën, duke e lënë të plagosur.

F.I
Vrau nënën dhe plagosi të atin! 45-vjeçari kishte tentuar
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LUSHNJE-Banorët e fshatit Zhymë, në Lushnjë kanë folur të tronditur rreth krimit të rëndë në familjen Dalladaku, ku Florion Dalladaku vrau me sqepar nënën e tij, Fanije Dalladakun dhe plagosi rëndë të atin, Hasan Dalladaku. Banorëe zonës shprehen se 45-vjeçari, i shte një person me probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej vitesh.

Një nga banorët deklaron se para disa vitesh Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste edhe Gim Metën, duke e lënë të plagosur. Ata shprehen se 45-vjeçari kishte shkuar për kurim edhe në Itali, një vit më parë në Elbasan por sipas tyre nuk ka marrë kurën e ilaçeve rregullisht.

"Kishte probleme. Se di a kurohej. Se e pyeste i ati; i more apo jo ilaçet? “I mora”- thoshte. Atij i erdhi ora i bie. U rëndua. Ai shenjat i ka dhënë vite më parë. Kam qenë në Greqi në ato kohëra. Bëri një skandal më parë, plagosi Gim Metën. Më pas sikur u stabilizua. Shkoi dhe në Itali me vëllezërit. Më pas erdhi prapë. Por stabilitet nuk pati. Por siç dukej ngaqë nuk kurohej rregullisht. Nuk kishin probleme financiare. Ka shtëpi, vëllezërit mirë, vëllai tjetër ka lokal. Asnjë problem financiar,"-u shpreh një bashkëfshatar.

"Familje e qetë, e mirë, punëtore. Por ky djali thonë që ka pasur probleme mendore. Këta e çuan vjet në Elbasan. Ka pasur probleme me familjen edhe më parë. Ka qenë cik problematik, por nuk e di si ka qenë puna. Por ai ka qenë me probleme mendore”, tha një tjetër banor i zonës.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 24 gushtit, ku pas vrasjes së nënës së tij Fanije Dalladaku 80-vjeç dhe plagosjes së babait Hasan Dalladaku 77-vjeç, 45-vjeçari u arratis me mjetin 'Ford' në pronësi të të vëllait drejt Fierit. Arrestimi i tij u bë një orë pas krimit të rëndë në familje. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet, ndërsa i ati i Florion Dalladakut ndodhet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB