Aktualitet

Ndodhej në makinën ku u ekzekutuan babë e bir në Dukagjin, i plagosuri eci 2 km në këmbë në zonën e thellë: Na thavi krahin

Për shkak se në vendin ku ndodhi vrasja nuk ka sinjal telefonik, i plagosuri ka ecur në këmbë një distancë prej të paktën 40 minutash duke bërë një distancë prej afro 2 kilometër.

F.I
Ndodhej në makinën ku u ekzekutuan babë e bir në Dukagjin, i
Lekë dhe Prel Gjoni

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në Dukagjin pasditen e 23 gushtit, ku Prel 82 vjeç dhe Lekë Gjoni 57 vjeç , babë e bir u ekzekutuan me breshëri plumbash. Raportohet se ka qenë i plagosuri Lazer Bashi, i cili ka njoftuar një të afërm për krimin e dyfishtë. Bashi ndodhej në pjesën e pasme të fouristradës, me të cilin udhëtonin babë e bir, në momentin që u është zë pritë nga autorët dhe drejt tyre u zbrazën mbi 50 plumba.

Mësohet se i plagosuri ka pritur disa minuta derisa autorët janë larguar dhe më pas, nga fouristrada e kthyer në një anë nga humbja e kontrollit, ka arritur që të dalë. Për shkak se në vendin ku ndodhi vrasja nuk ka sinjal telefonik, i plagosuri ka ecur në këmbë një distancë prej të paktën 40 minutash duke bërë një distancë prej afro 2 kilometër. Sapo ka mbërritur tek një lokal pas kryqëzimit ku lidhet rruga e Pultit me atë të Shoshit, Lazër Bashi ka telefonuar një të afërm dhe fjalët e para të tij janë: “Na thavi, krahin”.

Bashi ka pastruar gjakun që i kullonte tek një çezme pranë lokalit dhe më pas ka pritur për transportimin e tij drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Më pas është transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar nga ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Familjarët kanë deklaruar para hetuesve se Prelë dhe Lekë Gjoni nuk njiheshin si persona me konflikte dhe se nuk kanë dijeni për ndonjë kërcënim të mëparshëm ndaj tyre. Sipas tyre, një ditë para ngjarjes, babë e bir kishin shkuar në banesën e vjetër në Dukagjin, ku mbanin edhe disa koshere bletësh, dhe po ktheheshin normalisht drejt banesës së tyre në zonën e Grudës, në Shkodër. 

Policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorët e krimit të dyfishtë. Një nga pistat e hetimit është ajo e kultivimit të lëndëve të drogës në zonën e Dukagjini. Ndërkohë një hetim lidhet edhe me divorcin e 57-vjeçarit, Lekë Gjoni rreth tre muaj më parë, nga bashkëshortja e tij, me të cilën kishte katër fëmijë./ZËRI

Poll

MOS HUMB