Aktualitet

"Radhën për vezët e kish Manjani", aktivisti Gent Progni merret në pyetje në Polici pas deklaratës në protestë

Shoqërimi i tij është bërë lidhur me një deklaratë për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani

F.I

"Radhën për vezët e kish Manjani", aktivisti Gent

TIRANË-Aktivisti Gent Progni, është shoqëruar ditën e sotme në Polici. ZËRI ka mësuar se Progni aktualisht po merret në pyetje lidhur me deklaratat e bëra gjatë tubimit të mbrëmjes së djeshme, 5 tetor. Raportimi për shoqërimin e tij në Polici u bë nga gazetari Poli Hoxha, i cili shkruan se aktivisti u shoqërua pasi Progni denoncoi punësimet e familjarëve të politikanëve në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Por deklarata e tij ka të bëjë me emra të tjerë në listën për t'u gjuajtur me vezë nga protestuesit. Shoqërimi i tij është bërë lidhur me një deklaratë për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ku Progni u shpreh nga tubimi se Manjani ishte në listë i pari për t'u qëlluar me vezë dhe jo gazetari Bledi Mane, referuar incidenteve para Kuvendit. 

Pas kësaj deklarate, burime për ZËRI bëjnë me dije se vetë ish-ministri ka bërë një denoncim në Polici, dhe në kuadër të tij është shoqëruar aktivisti.

"Dua të përshëndes Taulant Ballën, duke qenë se në kohën e punës në Parlament u thotë civilëve të na bëjnë foto ne, që të na nxjerrë në rrjetet sociale. Protesta dhe veza që mungon mezi pret ta marrësh, një të lyer me vezë! Dua t’i kërkoj falje Bledi Manes, sepse nuk e kishte ai radhën i pari, por ishte Manjani në listë i pari, pastaj Albatrosi, pastaj ishe ti. E prishe pak radhën, por mos u mërzit, do ketë vezë të tjera për ty,” -u shpreh gjatë protestës aktivisti Progni. 

Poll

MOS HUMB