Aktualitet

Plas grushti mes ortakëve të "Finam shpk": Idajet Ismailaj dhe djali i tij dhunojnë Sokol Agalliun! Shkak vjedhja e 500 mln lekëve?

Sipas burimeve, konflikti ka nisur mes ortakëve të kompanisë, ku ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij, Florid Ismailaj dhe truprojat, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me jetë Sokol Agalliun, djalin e ortakut tjetër të shoqërisë.

zh.ll
Plas grushti mes ortakëve të "Finam shpk": Idajet Ismailaj

TIRANË- Ortakët e kompanisë “Finam shpk” janë përfshirë në një konflikt të ashpër ditën e sotme, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë. Sipas burimeve, tensionet mes palëve kanë degraduar në përplasje të forta pas diskutimeve të zhvilluara në mbledhje.

"Finam shpk" zotëron aksionet e disa kompanive të njohura, mes tyre “Alb Star SHPK”, “Manastiri Resort”, “Arena Center SHPK”, si dhe shoqëri të tjera që operojnë në sektorë të ndryshëm.

Sipas burimeve, konflikti ka nisur mes ortakëve të kompanisë. Raportohet se ortaku me shumicën e aksioneve, Idajet Ismailaj, së bashku me djalin e tij, Florid Ismailaj dhe truprojat, dyshohet se kanë dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me jetë Sokol Agalliun, djalin e ortakes tjetër të shoqërisë. Kjo e fundit rezulton të jetë motra e Idajet Ismailajt.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se përplasja ka ardhur pasi Agalliu kishte zbuluar një mungesë prej rreth 500 milionë lekësh të vjetra nga arka e kompanisë, si edhe pretendime për përvetësimin e 750 m2 sipërfaqe pranë “Manastiri Resort”.

Pas incidentit, Sokol Agalliu është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë për shkak të goditjeve të marra në kokë.

Ndërkohë, raportohet se konfliktet mes ortakëve nuk janë të reja. Javët e fundit janë shënuar tensione të përsëritura në ambientet e kompanisë, ndërsa mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me kontrollin e aseteve, administrimin financiar dhe drejtimin e shoqërive që janë pjesë e grupit “Finam”.

Po ashtu, mësohet se këtë të hënë Sokol Agalliu është paraqitur në kompani me pretendimin për të marrë pjesë në mbledhjen e bordit drejtues, por nuk është lejuar për shkak të konflikteve të mëhershme mes palëve, që lidhen me dyshime për parregullsi të brendshme financiare

Ndërkohë, pritet reagimi zyrtar i policisë dhe sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB