Aktualitet

Aksioni SPAK-Antimafia! 'Arrest shtëpie' për gruan e Igli Kamberit, lirohet shoferi që futi 680 mijë € në Shqipëri

Ndërkohë masa 'arrest shtëpie' është dhënë për Nevila Kamberin, bashkëshorten e Igli Kamberit, ndërsa ka ndryshuar masën nga 'arrest në burg' në 'detyrim paraqitje' për Lefter Nelën, shoferi i cili akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri.

F.I
Aksioni SPAK-Antimafia! 'Arrest shtëpie' për gruan e Igli
Igli Kamberi dhe Francesco Diviesti

TIRANË-Kanë dalë para Gjykatës së Posaçme anëtarët e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Igli Kamberi, të cilët u arrestuan gjatë operacionit të përbashkët mes prokurorisë së Barit dhe SPAK më 26 maj. GJKKO ka lënë në burg Edi Brahaj, Ergys Kastratin dhe Sajmir Pirrën.

Ndërkohë masa 'arrest shtëpie' është dhënë për Nevila Kamberin, bashkëshorten e Igli Kamberit, ndërsa ka ndryshuar masën nga 'arrest në burg' në 'detyrim paraqitje' për Lefter Nelën, shoferi i cili akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri.

Edhe në Itali janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen, Igli Kamberi, Idajet Kurti, Bardhok Gjergji, Sokol Fusha dhe Dritan Buzi. Ata akuzohen për vrasje me paramendim me metoda mafioze, Trafik ndërkombëtar droge, Tentativë zhvatjeje, Mbajtje pa leje të armëve, Favorizim të autorëve të krimit, Shkelje të masave të sigurisë, Pastrim ndërkombëtar parash.

Gjatë aksionit grupit i janë sekuestruar për 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 1 milionë euro cash. Pasuritë i përkasin Nevila Kamberit (gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi, gruas së Ergys Kastratit e të tjerë bashkëpunëtorëve, Bardhok Gjergji, Saimir Pirra, Sokol Fusha e Edi Brahaj.

Poll

MOS HUMB