Aktualitet

Plagosje me thikë në Shëngjin, i riu përfundon në spital (EMRI)

I plagosuri është identifikuar si Renato Leka, i cili ka marrë plagë në dorë

M.K.
Plagosje me thikë në Shëngjin, i riu përfundon në
Foto ilustruese

LEZHË– Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Shëngjinit, pasditen e kësaj të mërkure. I plagosuri është identifikuar si Renato Leka, i cili ka marrë plagë në dorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kunës, ndërsa rrethanat dhe motivet e saj janë ende të paqarta.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u transportua drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB