Aktualitet

Tjetërsonin pronat shtetërore/ SPAK godet Kadastrën e Durrësit, lëshohen 12 masa sigurie (EMRAT)

Arrest me burg është kërkuar për Ramazan Sheshin, Ardian Konën, Bledar Zebrën dhe Rovin Zeqjan, të cilët akuzohen për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

l.k
Tjetërsonin pronat shtetërore/ SPAK godet Kadastrën e
Kadarsta Durrës

DURRËS- SPAK ka zhvilluar ditën sotme një operacion në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Në shënjestër të këtij operacioni janë vënë zyrtarë, ish-zyrtarë dhe persona privatë, të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar prona shtetërore përmes dokumenteve të falsifikuara. Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie si: “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi”, dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Masa "Arrest me burg" është kërkuar për Ramazan Sheshin, Ardian Konën, Bledar Zebrën dhe Rovin Zeqjan, të cilët akuzohen për “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa arrest shtëpie është kërkuar për Shaqir Sheshin, Viktor Matajn, Arianit Matajn dhe Besnik Xhafën të dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Detyrim paraqitjeje është kërkuar për Fiqeret Xhafën, Jonida Mergejan, Leandro Dervishin dhe Artur Çobanin./ZËRI

Poll

MOS HUMB