Aktualitet

Përfundon seanca në GJKKO/ Shtyhet gjyqi Meta-Kryemadhi, gjykata cakton datën e radhës

Gjykata vendosi të shtyjë seancën, teksa u njoftua se procesi do të vijojë më 29 korrik, në orën 10:00.

l.k
Përfundon seanca në GJKKO/ Shtyhet gjyqi Meta-Kryemadhi, gjykata
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Ka përfunduar pak minuta më parë seanca gjyqësore ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish bashkëshortes së tij e ish-deputetes Monika Kryemadhi. Gjykata vendosi të shtyjë seancën, teksa u njoftua se procesi do të vijojë më 29 korrik, në orën 10:00.

Ne seancën e sotme pritej që Gjykata të vendoste se cilët dëshmitarë do të pranoheshin, pasi Meta dhe mbrojtja e tij paraqitën listën me 134 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, edhe SPAK listoi 110 emra dëshmitarësh.

Ndërsa kjo senacë nuk kaloi pa debate, pasi mbrojtja e Kryemadhit paraqiti kundërshtimet ndaj provave të administruara nga SPAK, duke kërkuar që të shpallen të pavlefshme dhe të papërdorshme të dhënat e nxjerra nga telefoni i saj celular. Po ashtu vetë Kryemadhi pretendon se pajisja i është sekuestuar gjatë hetimeve në mënyrë të paligjshme.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB