Aktualitet

Pas Artan Gaçit, dosja italiane e call centerave vë nën hetim nga SPAK edhe ish-ortakun e tij, Idlir Lopçin

Sa i përket kompanisë SUPREME, ajo rezulton e themeluar në janar 2017, me objekt reklamimin, marketingun telefonik dhe shërbimet call center.

F.I
Pas Artan Gaçit, dosja italiane e call centerave vë nën hetim
Artan Gaçi

TIRANË-Një ditë më parë u raportua se Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është në qendër të një hetimi të ri të SPAK-ut për pastrim të produkteve të veprës penale. Hetimi i SPAK për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” kanë nisur pas zbulimit të provave gjatë një tjetër procedimi penal. Por sipas raportimeve dosja italiane e call center-ave nxjerr në skenë ortakut e tij të vjetër, Idlir Lopçin.

Në fokus të hetimeve janë dy kompani, RAKEHA dhe SUPREME, dokumentet e të cilave evidentojnë lidhje biznesi mes personave të përfshirë dhe aktivitet në fushën e marketingut telefonik.

Sipas dokumenteve të regjistrimit, Gaçi ka qenë ortak i kompanisë RAKEHA që prej themelimit të saj, më 21 shtator 2006 fillimisht me 30% të kuotave. Pjesa tjetër zotërohej nga Idlir Lopçi dhe Gent Agolli. Në janar 2007 kuotat u barazuan në 33,3% për secilin ortak.

Pas Artan Gaçit, dosja italiane e call centerave vë nën hetim

Sa i përket kompanisë SUPREME, ajo rezulton e themeluar në janar 2017, me objekt reklamimin, marketingun telefonik dhe shërbimet call center. Në korrik 2018, ortakët fillestarë Arjodita dhe Arsid Rraboshta ia shitën kuotat Idlir Lopçit për një shumë totale prej 25.500 eurosh, duke e bërë atë pronarin e vetëm dhe administratorin e kompanisë.

Pas Artan Gaçit, dosja italiane e call centerave vë nën hetim

Dosja e ardhur nga Italia përmban dyshime për pastrim parash dhe aktivitet kriminal, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë transaksione bankare dhe komunikime të zbuluara gjatë procedimeve të tjera.

Poll

MOS HUMB