
TIRANË-Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka vizituar ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Wendt ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë, teksa ka zhvilluar takime me kreu e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho dhe Joni Ketën, drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Ende nuk dihet fokusi i diskutimeve, ndërsa raportohet se bisedat janë zhvilluar për luftën kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.
Ky është takimi i dytë nga nisja e detyrës së ambasadorit amerikan në Shqipëri. Më 5 tetor, Wendt dhe drejtuesit e SPAK-ut diskutuan rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mënyrat se si partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA-ve mund të kontribuojë për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dy vendet./ZËRI