momenti i incidentit
TIRANË-Gjykata Penale ka shpallur të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të ndaluar pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama. Sipas vendimit të gjykatës, goditja me vezë e automjetit të kryeministrit nuk përbën akt dhune.
Makina e kryeministrit Edi Rama u qëlluar me vezë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e 7 tetorit. Ngjarja ndodhi sapo eskorta e kreut të qeverisë doli nga kryeministria dhe po lëvizte në afërsi të RTSH-së. Aktivisti Edison Lika u pa në video duke hedhur disa vezë në drejtim të makinës së Ramës. Pas incidentit ai u vendos në pranga.
Poll