Aktualitet

Para se të niste breshëria e plumbave, viktima dhe autori ishin grindur në qendër të Laçit, gjendet një pistoletë

Pista kryesore lidhet me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

zh.ll
Para se të niste breshëria e plumbave, viktima dhe autori ishin
vendngjarje

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç, ku humbi jetën 40-vjeçari Ilir Gjini. Autori i dyshuar, Emiljan Suti, është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pista kryesore lidhet me një konflikt të mëparshëm mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Ata ishin fqinj në një lagje të qytetit të Laçit, ndërsa mësohet se mes tyre kishte pasur përplasje të vazhdueshme.

Sipas burimeve, bëjnë me dije se rreth një muaj më parë ata ishin përfshirë në një konflikt tjetër. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes, të dy janë parë në qendër të Laçit, ku dyshohet se kanë pasur një debat verbal për motive që ende nuk janë bërë të qarta.

Në vendngjarje është gjetur një pistoletë, e cila është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë për të përcaktuar nëse arma i përkiste autorit të dyshuar, ndonjë personi tjetër apo ndoshta edhe viktimës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB